Aksident më pasojë vdekjen e 15-vjeçarit në Belsh, arrestohet shoferi

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 34-vjeçar që përplasi motomjetin në aksin Belsh- Marionë, ku si pasojë humbi jetën një 15-vjeçar.

Shtetasiu T.N u arrestua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të./albeu.com