Aksident me 4 të lënduar në Durrës

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një aksident ka ndodhur në durrës. Një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 4 persona.

Policia bën me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 08:27