Sot, në lagjen Nr.15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi B. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com