Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir.
Të lidhura
None found

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga përplasja pati edhe të plagosur. Menjëherë kanë shkuar në vend ambulanca dhe shërbimet policore.

Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti. Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç dhe Catia Picac, 37 vjeç, shtetas spanjollë, që ndodhen në Sarandë për turizëm.

Sipas bluzave të bardha mësohet se 24 vjeçari Jove Pibrall Jove është goditur më mes dhe për rrjedhojë është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa 37 vjeçarja Catia Picac është goditur në kokë po do të trajtohet në spitalin e Sarandës.

Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku dhe autori i këtij aksidenti të trefishtë me dy të huaj të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
