Aksident i rëndë pranë kryeministrisë, makina hipën mbi trotuar dhe përplas një çift të rinjsh (FOTO)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë,pranë kryeministrisë.

Një makinë ka hipur mbi trotuar duke përplasur një çift të rinjsh. Shkak i aksidentit ëhstë bërë shpejtësia e lartë e mjetit.

Për shkak të përpalsjes dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet nga fotot, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia. Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar ne trotuar, duke përplasur çiftin. Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.


Shtuar 5.11.2023 15:14