Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë 21 vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës tek kështjella e Dragoit në Malësi të Madhe. Viktima është një i ri, Kristian Curaj, 22 vjeç nga Bajza.

Policia e Shkodrës tha se rreth orës 21:50, në aksin rrugor Koplik-Hot, në vendin e quajtur “Kështjella e Dragoit”,Vukpalaj, Malësi e Madhe, një “Benz” me drejtues shtetasin Ferdinand Dreshaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rapshe, Malësi e Madhe, është përplasur me “Audi”, me drejtues shtetasin Kristian Curaj  22 vjeç, banues në Bajze, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit “Audi”, shtetasi K. C., i cili pas ndihmës së parë në spitalin e Shkodrës u dërgua për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 30.08.2021 08:13