Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të ish-Institutit të Misrit.
Sipas burimeve mësohet se një automjet me dy persona është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë është përmbysur.
Të lidhura
None found
Gjitashtu mësohet se dy persona që ishin në mjet ndodhen në Spitalin e Shkodrës, në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/
