Një aksident i rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku ka humbur jetën një person.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Kurjan mëngjesin e sotëm.
Një autobus është përplasur me një motor, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit 80-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Fier / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.
Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com