Një aksident ka ndodhur te një rrethrrotullim në Prishtinë të Kosovës, me pasoja të rënda.
Nga aksidenti ka humbur jetën një 17-vjeçar, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova, Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.
“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës, ndodhi një aksident i rëndë.
Makina e aksidentuar ra poshtë urës, për pasojë tre persona u lënduan, por i mituri fatkeqësish humbi jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.