I jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Dy ditë më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku shkaktoi vdekjen e 26-vjeçarit, Shkumbin Hebibaj.

Në njoftimin mortor të familjes, bëhet e ditur se sot do të mbahet ceremonia mortore, ku familjarë, miq e të afërm do të mblidhen në orën 13:00, në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, është arrestuar shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Y.Berisha.