Një kamion është përmbysur në Gjirokastër dhe i ka marrë jetën shoferit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Mallakastër – Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./albeu.com/