Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e 10 janarit në Librazhd.
Një makinë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Albeu.com mëson se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Murrashit.”
Shoferi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin kur ka dalë nga rruga.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.
35-vjeçari ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident, ndërsa është transportuar me urgjencë për në spital./Albeu.com.