Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë – Milot, 2 të plagosur rëndë transportohen drejt “Traumës”

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatit Derven.

Mësohet se një Fuoristradë “Benz” me targë AA 363 AM, është përplasur me një furgon mallrash me targë AA 670 RP.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Njoftimi i policise:

Krujë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 14.11.2022 08:27