Aksident i rëndë në Bulqizë, makina bëhet copë-copë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë.

Një makinë   tip “Audi” me targa “AB051 ID” ka dalë nga rruga e për pasojë është lënduar rëndë shoferi, Ramazan Meta, 22 vjeç.

Të lidhura

None found

Siç duket edhe nga pamjet makina është bërë copash.

Fillimihst ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se është nisur me ambulancë drejt Traumës për shkak të gjendjes së rënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Bulqizë/Informacion paraprak:

Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com/ 


Shtuar 15.03.2023 16:24