Një akisdent i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesin në autostradën Tiranë Durrës.
Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë, drejtuesi i saj, një 33-vjeçar, ka humbur jetën.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi, 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.