Një aksident është regjistruar mbrëmjne e sotme rrreth orës 17:45 në aksin Rrëshen-Burrel, në fshatin Urakë. Raportohet se nga ky aksident ka humbur jetën një person.
Viktima e aksidentit ishte një kalimtar i rastit, 70-vjeçarit. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.
Njoftimi i plotë:
Mat/Informacion paraprak. Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.