Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin-Rrogozhinë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, nga aksidenti pjesa e përparme e njërës prej makinave është shtypur totalisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.


Shtuar 9.06.2024 16:40