Aksident në Peqin, shoferi i përgjumur humb kontrollin e kamionit dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë fshatit Pajovë në aksin Peqin-Elbasan.

Drejtuesi i tij ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital pa rrezik për jetën. Dyshohet se drejtuesi nga përgjumja ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit.

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 19.07.2021 09:36