Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan/ Raportohet për disa të plagosur, pamje nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident i rëndë ka ndodhur  në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip benz me targë AB507AV dhe një furgon pasagjerësh me targë AA368NH, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Ky i fundit dhe disa pasagjerë janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i automjetit tjetër ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes.

Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.


Shtuar 2.03.2025 08:07