Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, raportohet për disa të plagosur rëndë

Një aksident i rendë raportohet të ketë ndodhur në aksin Lezhe-Shkodër, në afërsi të Kallmetit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se 7 persona kanë mbetur të plagosur, ku pesë prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë, i cili ndodhet në gjendje kritikë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/