Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për një person të bllokuar në makinën e shkatërruar

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhe – Lac.

Sipas informacioneve, mësohet se janë përplasur dy automjete, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur, pasi është bllokuar nga shtypja e makinës.

Policia dhe ambulanca, janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa po ashtu kërkohet ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.


Shtuar 29.01.2024 12:51