Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, makina përplas për vdekje 33-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjene  sotme në aksin, Elbasan-Cerrik, pasi një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas policisë O.H 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrikm i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 26.02.2023 23:40