Aksident i frikshëm në Kosovë, raportohen 7 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:30, në fshatin Bellopojë në Istog.

Përplasja ka qenë e fortë saqë kanë mbetur të plagosur 7 persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, e cila në një komunikim zyrtar shkruan:

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Mirëpo, sipas ekipit mjekësor, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”


Shtuar 9.06.2021 19:33