Një aksident ka ndodhur në superstradën Fushë-Krujë-Thumanë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dervenit. Sipas informacioneve, mercedes me targa italiane me drejtues E.B., është përplasur me një ‘Ford’ me drejtues V.D.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar njeri nga drejtuesit e mjeteve.
Nga goditja njëra nga makinat ka përfunduar mbi mbrojtëset metalike të rrugës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër në qendrën shëndetësore Fushë-Krujë, pasi është në gjendje shoku.