Aksi Tepelenë-Gjirokastër “pushtohet” nga uji, pezullohet lundrimi në Sarandë (VIDEO)

Në qarkun e Gjirokastrës vazhdojnë reshjet e shiut.  Aksi Gjirokastër- Tepelene pranë liqenit të Viroit dhe lumit Drino është pushtuar  nga uji.

Lumenjtë Vjosa dhe Drino kanë shtuar prurjet ku në pikmatjen e Memaliajt niveli ka shkuar 6 metër.

Problematikë mbetet furnizimi me energji elektrike pasi nënstacioet elektrike janë të detyruara që të stakojnë fiderat për shkak të defekteve në rrjetet e shpërndarjes të tensionit, të lartë dhe të mesëm.

Rrugët kombëtare informon Autoritetit Rrugor Jugor janë të kalueshme.

Forcat dhe mjetet e ARJ janë në terren. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë. Shtabet e Emergjencave Civile janë në gatishmëri dhe raportojnë periodikisht pranë Prefektit të qarkut për situatat emergjente.

Ndërkohë, Saranda prej 24 orësh me reshje të dendura shiu edhe me erëra të forta ka bërë që të pezullohet lundrimi ne linjat Sarandë-Korfuzë edhe për varkat e peshkimit pasi pritet përkeqësim i motit në orët në vijim/albeu.com


Shtuar 11.12.2022 09:57

Tags: