Akset ku kalohen vetëm me zinxhirë, ja deri kur do të jetë e mbyllur Rruga e Arbrit (VIDEO)

Për shkak të reshjeve të borës në vend, qarkullimi në rrugë është vështirësuar ndjeshëm ndërsa prezenca e policisë rrugore është shtuar për të orientuar drejtuesit e mjeteve dhe për shmangien e aksidenteve.

Në qarkun e Korçës, në akset e më poshtë nuk mund të kalohet pa zinxhirë:

-Qafë Thanë-Pogradec-Qafë Plloçë-Korçë-Kapshticë

-Boboshticë-Dardhë

-Qafa e Qarrit

Në qarkun Kukës

-Kukës- Shishtavec

-Kukës -Shëmri.

-Bajram Curri-Valbonë.

-Bajram Curri-Qafë Morinë

-Bajram Curri-Qafë Luzhë.

Policia bën me dihe se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës gjatë gjithë natës dhe në vazhdim dhe temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshëm. Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte”, njofton policia./albeu.com

 


Shtuar 21.01.2022 14:13