Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qënë sot mysafir në Klan Maqedoni ku ka folur rreth aktualitetit dhe agjendës së gjelbër, që ai dhe partia e tij e promovuan para disa ditësh.
Duke folur për këtë agjendë, Ahmeti deklaroi se edhe NATO-ja dhe vendet më të fuqishmë të botës, të cilat e përbëjnë G7’ën, kanë dalur pas BDI-së me agjendë të gjelbër.
Sipas Ahmetit, NATO dhe G7 kanë folur dhe i kanë kushtuar rëndësi agjendës së gjelbër, por pasi ai dhe partia e tij e promovuan agjendën e gjelbër. Ai tha se partia e tij matet me NATO-n dhe G7-tën e jo me LSDM-në.
“Ribrendimi jonë na çon më afër NATO-s sepse edhe NATO-ja doli me agjendë të gjelbër. Do të thotë i përkushtoi një pasus të tërë agjendës së gjelbër. Tani edhe G-7 doli pas nesh, do të thotë kuptohet se të gjitha këta kanë dalur pas nesh. Përderisa ka dalur G-7 pas nesh, ka dalur NATO-ja pas nesh, doli Edi Rama pas nesh, atëherë do të thotë se ne nuk matemi më me LSDM-në, por me NATO-n me G-7”, deklaroi sonte Ali Ahmeti, përcjell in7.
Kjo deklaratë e Ahmetit filloi të komentohet me të madhe në rrjet, shumica me tone komike.