Kreu i BDI, Ali Ahmeti ka vijua fushatën sot në Tetovë. Përballë qytetarëve, Ahmeti tha se BDI-ja i ngjan shqiponjës dhe se kurrë nuk e ka humbur shënjestrën tek qëllimet.
Më tej, Ahmeti shtoi se agjenda e blertë garanton jetë më cilësore dhe në rast fiore apo humbje ekipi ka bërë projekte dhe plane për mandatin e ardhshëm.
“Nuk e di pse mu kujtua për një moment ambasadori Pardew, në një bisedë e pyesin se çfarë vlerësimi ka për BDI-në, për njerëzit që drejtojnë atë? Ai shprehet BDI i ngjan shqiponjës, fluturon me koncentrim dhe përqendrim dhe asnjëherë nuk e humb shënjestrën nga preja që duhet të kapë. Vëllezër e motra, për 20 vite, vërtet i ngjajmë shqiponjës pasi që vërtetë nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet, guximshëm kemi hapëruar sepse ne nuk kemi llogaritur a do të fitojmë mandatin e ardhshëm apo nuk do të fitojmë, por kemi bërë projekte dhe plane”, përfundoi Ahmeti. /albeu.com/