Ahmetaj: Kemi ulur varfërinë më shpejt se vendet e tjera

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë ceremonisë së memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, deklaroi se Shqipëria e ka ulur varfërinë me një shpejtësi shumë të madhe në raport me vendet e tjera. Sipas tij brenda 10 vitesh, rinia shqiptare nuk do tentojë të ikë nga vend por do zhvillojë ambicien e saj në Shqipëri.

“Nuk lë pa përmendur, një falënderim të madh për Kombet e Bashkuara dhe vendet që na ndihmuan gjatë tërmetit. Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit. Të qenit anëtar i BE ngelet ambicia jonë kryesore. Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive. Nuk rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur elektricitet të rëndësishëm”, tha ai./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 12:28