Ahmetaj flet për njohjen me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton: Arsyet pse s’e kam vënë emrin në hotele kanë qenë familjare

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me njohjen me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, dy biznesmenë të shpallur në kërkim për aferën me inceneratorët.

Ahmetaj në një intervistëpër Syri Tv, është shprehur se Mërtirin e njeh dhe e ka mik, ndërsa tha se historia mes tyre është është e vërtetësisë sesi ndahet miqësia nga interesi publik.

Ndër të tjera ai tha se nuk ka emrin në hotele për arsye familjare, ndaj pagesat janë bërë nga biznesmeni.

Nga ana tjetër, për Zoton tha se nuk e njeh personalisht, por vetëm në distancë.

“Po e kam njohur Mirel Mërtirin dhe dua të sqaroj se kur unë e kam njohur në prezencë nga afër e kishte filluar punën, madje le të verifikohet kur e ka filluar punën në Fier. Ka pas filluar punë se u hap që paskam pasur një sms me Baftjar Zeqon. Nuk kam pirë kafe me Zeqon për të ndihmuar kënd.

Nuk kam ndërmjetësuar me askënd. Besoj se ata ish-kryebashkiakë që janë përmendur aty mund të jenë pyetur dhe kanë përgjigjet e tyre. Doni të dini si e ka fituar Fierin, pyesni Bafjarin. Kurrë nuk ka përfshirë tendera publikë nga institucionet që kam drejtuar unë. Arsyet kanë qenë familjare të miat pse nuk janë vënë emrin e mi në hotele. Unë i kam paguar Mirel Mërtirit…

Klodian Zoton e kam njohur në distancë, Mirelin po, e kam pasur shok. Historia mes meje dhe tij është e vërtetësisë sesi ndahet miqësia nga interesi publik. Nuk gjykoj dot kënd nëse i ka bërë gjërat mirë ose keq. Të qenit mik, shok, nuk do të thotë se meqë ai punon aty, ti mbake përgjegjësi se cfarë ndodh me ato punë publike dhe atë njeri”, tha Ahmetaj.


Shtuar 1.02.2024 22:48