Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj i ftuar në emisionin Zonë e Lirë ka folur në lidhje me 25 prillin dhe zgjedhjet brenda partisë.
Shehaj u shpreh se deklaratat e Ramës po bindin demokratët se nuk e mund dot Ramën.
“Me 25 prill nuk ndodhi rotacioni dhe tani problemi është tani që po kërkojmë t’I bindim demokratët se është e pumundur të fitojmë kundër Ramës. Sepse duke iu thënë që ne bëmë maksimumin, më shumë se kaq nuk bënim dot dhe nuk kemi asnjë faj, thotë lidershipi, i bie që po bindim demokratët se është e kotë, nuk fitohet dot. Dhe ky është problemi më i madh”, tha Shehaj./albeu.com