Afera e inceneratorëve, reagon Vasili: Qeveria nuk pushon, grabit dhe vjedh

Deputeti, Petrit Vasili ghajtë një konference të zhvilluar ditën e sotme së bashku koordinatoren kombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë ka denoncuar skemën korruptive të incenratorit të Tiranës.

Deputeti ka theksuar se qeveria nuk është me pushime por ende vazhdojn vjedhjet.

Ai ka bërë të ditur se për sa kohë vazhdojnë vjedhjet Partia e Lirisë do të vijojë denoncimet.

Ndërkohë Shehaj ka zbuluar disa dokumente sesi një punonjës i thjeshtë është kthyer në pronar.

Sipas saj punonjësi, emri i të cilit nuk e klanë bërë të ditur ka lidhur kontrata me biznesmenët  e lidhur me inceneratorët.

Ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë aferë.

Petrit Vasili:

Skema vazhdon të zbardhë elementë pas elementi. Kjo është zbardhja e radhës dhe nuk ndalet këtu. Qeveria nuk pushon, grabit, vjedh dhe përderisa qeveria nuk pushon ne nuk mund të pushojmë. Ju e patë vetë me sytë tuaj se si nga një punonjës i zakonshëm kthehet në fermer, pastaj në një pronar.

Lëvizin qindra milionë lekë në një skemë e cila ka për qëllim vetëm vjedhjen, duke përdorur individë pa kursyer të vdekurit, dhe tashmë edhe punonjësit që ndryshojnë statusin lëvizin nga fermerë, në pronarë. Një skemë që ka pasur premisë pandëshkueshmërinë, por këto fakte janë mal. Këtyre të vërtetave do t’i shkohet deri në fund./albeu.com

 

Shtuar 2.08.2022 13:53