Aeroplani sportiv rrëzohet mbi makinën në lëvizje, humbin jetën nënë e bir (VIDEO)


Një aksident tragjik ka ndodhur në Florida të SHBA-së ku një aeroplan i vogël sportiv teksa po tentonte të zbriste në tokë, është përplasur me një automjet. 
Për pasojë, kanë humbur jetën nënë e bir në Florida të SHBA të cilët ishin në aeroplan, ndërsa drejtuesja e makinës është plagosur rëndë.

Nuk dihet nëse avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti North Pery në qytetin Pembroke Pines. Për arsye të panjohura u rrëzua duke u përplasur në asfalt dhe me pjesën e pasme të veturës – ku si pasojë ka ardhur dhe një shpërthim.

Rrëzimin e aeroplanit po e heton edhe Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror,  ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura para derës së një shtëpie private, kanë kapur momentin kur aeroplani përplaset me veturën.

 


Shtuar 16.03.2021 14:01

Tags: ,