Administrativi i pezulloi, Gjykata e Lartë kthen në detyrë dy prokurorët e SPAK

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e apelit Administrativ dhe ka rikthyer në krye të detyrës dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu.

Apeli i Administratës e kishte konsideruar të parregullt zgjedhjen e dy prokurorëve.

Gjykata e lartë prishi vendimin e apelit administrata dhe ktheu çështjen për rigjykim për shkelje të rënda procedurale për prokurorët e SPAK.

Kujtojmë se me një vendim të datës 27 maj Gjykata Administrative e Apelit shpalli të pavlefshëm vendimin për renditjen e 3 garuesve dhe emërimin dy prokurorëve Gogaj dhe Shehu. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë.

Gjykata pranoi padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.

Pas rikthimit në detyrë të prokurorëve Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu SPAK ribëhet me 17 anëtarë./albeu.com