Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 4 nga të arrestuarit për akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe shantazhit ndaj 15 vjeçares.
Ndërsa për 17 vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë. Në sallën e gjyqit asnjë nga të ndaluarit nuk ka folur.
Të arretsuarit për këtë ngjarje janë: Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me iniciale A.Gj.