Abuzonin s*ksualisht me fëmijën 2-vjeçar, Prokuroria nis hetim për dy prindërit në Fier

Dy prindër të rinj janë proceduar penalisht nga Prokuroria e Fierit, pasi sipas autoriteteve kanë kryer veprime me natyrë s*ksuale ndaj djalit të tyre të mitur dhe më pas kanë publikuar pamjet në rrjetin social “TikTok”.

Raportohet se bashkëshortët S.K. dhe F.K akuzohen për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur” dhe “P*rnografia” kundrejt të birit 2-vjeçar.

Njoftimi:

Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘P*rnografi’ dhe “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë s*ksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur” dhe “P*rnografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.


Shtuar 12.07.2024 14:50