Abuzoi sek*ualisht me një 32-vjeçare, bie në pranga i riu në Kavajë

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Kavajë, të moshës 30 vjeçare pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë.

Siç bën me dije policia, vajza është 32-vjeç, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.07.2021 12:01