Abuzoi me 43 vjeçaren dhe e la shtatëzënë, burg për 20 vjeçarin në Korçë

Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 20 vjeçarin Klavio Karuni, i cili është arrestuar për abuzim seksual me 43 vjeçaren me probleme mendore.

Pas vizitës në spitalin e Bilishtit, gruaja rezultoi 6-muajshe shtatzënë teksa deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43 vjeçaren. Pas kërkesës së Prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës.


Shtuar 30.03.2021 11:17

Tags: , ,