Abuzoi me 16-vjeçaren, arrestohet shqiptari në Spanjë, policia zbulon lidhjet me krimin

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur në Vilafranca dek Penedes.

Ka qenë vetë e reja e cila ka bërë denoncimin për Florjan S duke treguar edhe banesën ku 35-vjeçari e kishte mbajtur për gati pesë orë.

16-vjeçarja tregoi se pasi kreu aktin e rëndë, shqiptari I kishte thënë të largohej.

“Mund të ikësh tani”, ka treguar e mitura t’i ketë thënë abuzuesi.

Policia spanjolle bën me dije se 35-vjeçari rezulton i përfshirë në botën e krimit, konkretisht në trafikun e drogës. /albeu.com

 

 


Shtuar 13.01.2023 18:07