Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për juristen e Bashkisë së Lushnjës, Blerta Turku. e cila u arrestua me urdhër të SPAK, për korrupsion.
Prokurorja e çështjes ka bërë kërkes për ndryshim të masës së sigurisë.
Kujtojmë se më 6 korrik, me urdhër të SPAK janë arrestuar disa zyrtarë në Bashkinë Lushnjë, përfshirë kryetarin Fatos Tushe, i cili tashmë është shkarkuar si dhe është përjashtuar nga Partia Socialiste me firmë të kryeministrit Edi Rama.
Arrestimi i tyre erdhi pasi kanë abuzuar me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./albeu.com