Abuzime me tenderat/ KLSH kërkon shkarkime dhe gjoba për 70 punonjës në bashkinë e Fierit

Pas Vlorës, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga kryetari i bashkisë së Fierit marrjen e masave për 74 nëpunës të institucioni që ai drejton mes të cilëve 19 specialistë, 5 përgjegjës sektori, 6 drejtorë, 2 administratorë të njësive administrative dhe 2 administratorë të përgjithshëm.

Sipas KLSH shkeljet janë konstatuar në fushën e zbatimit të kontratave për punime të pakryera për të cilat është bërë pagesa, në fushën e prokurimeve apo edhe për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedura.

Të lidhura

None found

KLSH ka kërkuar 7 masa për eliminim e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin e tyre.

Njoftimi i KLSH

17 Masa Organizative

12 Masa për Shpërblim Dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht:

-Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryuera por të situacionuara dhe paguara;

-Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të Ofertave Ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura;

-Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të invesitimeve me fonde private)

7 Masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht:

-Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë;

-Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë;

-Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë;

-Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë )

Masa Disiplinore

Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”, dhe konkretisht:

2 Administrator të Përgjithshëm

2 Administrator të Njësive Administrative

6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë

5 Përgjegjës Sektori

19 Specialistë

40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave

 


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet