Teksa përçarja në PD duket se po vijon të thellohet, Berisha shprehet i bindur se kandidimi i tij do e çojë Partinë Demokratike në fitore.
Në panelin e të ftuarve mbrëmjen e djeshme në ‘Open’, analisti Enton Abilekaj, u shpreh se nëse Berisha i humb zgjedhjet për kryetar në PD, do të thellojë akoma më shumë krizën ën PD.
Nga ana tjetër Berisha i tha se PD-ja ka nevojë që kryetari që humbi të ikë dhe ti lërë radhën dikuj tjetër. Ai shtoi se kandidimi i tij do të sjellë patjetër fitore.
Abilekaj: Ka dy mundësi, të fitoni ose të humbisni zgjedhjet. Nëse i humbisni zgjedhejt thellohet më shumë kriza në PD. Prandaj partia ka nevojë për një patriark.
Berisha: Partia ka nevojë që kryetari që humbi zgjedhjet të thotë mirupafshim, që të hapë shtegun për atë që e çon në fitore. Kandidimi im do ta çojë në fitore dhe do të hapë rrugën drejt fitores. Mekanizmi i vetëm është largimi i tij që humbet zgjedhjet. Unë u largova dhe po të garantoj se nëse nuk do të isha larguar Rama nuk do të ishte në pushtet sot. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për këtë që thoni ju.
Lubonja: Kthimin tuaj e kemi peshqesh nga amerikanët.
Berisha: Vendimi i shtatorit ka lidhje me ndërhyrjet e Yuri Kim.