A qëndron Basha pas skenarit të dhunës? Gështenja: Është e lexueshme…

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja e ka cilësuar të turpshme atë që ndodhi pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së.

Disa mbështetës të Lulzim Bashës u përplasën verbalisht me deputetëtt demokratë jashtë ambienteve të selisë.

Gështenja, në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit tha se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite demokraci.

Gështenja: Sot pas 31 vitesh është anormale që një parti si PD të krijohet në skenë apo një moment i paprecedentë në 32 vjet. Duhet që secili nga ne të respektojë mendimin e tij. Çdo gjë aty është e regjistruar dhe do të dëshiroja që të bëhej publike audioja e mbledhjes sepse iu shërben demokratëve dhe shqiptarëve për të treguar se kush ka qenë konstruktiv dhe destruktiv në këtë proces. Vendimarrje të nxituara dhe të shpejtuara për PD janë të gabuara dhe do të përdorja atë shprehjen që shpejtësia vret. E kam thënë fjalën time në kryesi. Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendime në PD, në parti e madhe që ka kontribuuar për demokracinë në Shqipëri dhe sot pas 32 vitesh ne duhet të sillemi në këtë formë.

I pyetur nga gazetarët nëse pas këtij skenari dhune qëndron Lulzim Basha, deputeti tha: “Është e lexueshme. S’dua të vë gishtin te askush. Ajo që ka ndodhur atë natë në orët e para të mëngjesit ka qenë më shumë sesa e turpshme. S’kam menduar që për njerëz që mendojnë ndryshe nga unë duhet t’i kërcënoj apo t’i dhunoj. Është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë, tha ai./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 11:17