Rusia e mohoi sulmin në konsullatën shqiptare në Kharkiv, reagon Ministria e Jashtme: Dënojmë lajmet e rreme (VIDEO)

Ministria e Jashtme e Rusisë mohoi sulmin ndaj konsullatës shqiptarë në Kharkiv.  Pas këtij reagimi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nëpërmjet një postimi në “Twitter” e konsideron këtë si një “lajm të rremë”.

“Pamjet flasin vetë”, është një pjesë e shkrimit nga ministria shqiptare e shoqëruar edhe me pamjet e konsullatës së bombarduar.

Reagimi:

Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!