A mundet Messi të thyejë heshtjen dhe t’i japë fund telenovelës?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, kishte fituar shumë vota në zgjedhje, duke përdorur marrëdhëniet e tij të ngushta me Lionel Messi dhe aftësinë e tij për ta mbajtur atë në Camp Nou.

Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor 2021, dhe jemi afër momentit kur duhet të zgjidhet çështja me lojtari që do të vendos që të thyejë heshtjen.

Pavarësisht nëse Messi qëndron apo jo, Barcelona po kalon fundin e një cikli të mrekullueshëm dhe ata duhet të rindërtojnë ekipin e tyre.

Fillimisht duhet të stabilizojnë financat në të njëjtën kohë dhe pastaj të kthehen kah Messi që është objektivi kryesor, pavarësisht viteve të ti.

Messi do të japë një intervistë me gazetën argjentinase, Ole, në të cilën ai mund të zbulojë nëse do të qëndrojë apo jo me Barcelonën.

Laporta i kishte premtuar sulmuesit në një takim se ai do t’i jap një projekti sportiv konkurrues, veçanërisht pasi Barcelona arriti të fitonte Kupën e Mbretit këtë sezon, por ishte larg Ligës së Kampionëve dhe titullit në La Liga.

Përveç planeve të tij të brendshme, Messi do të pyetet gjithashtu për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Amerikës të ardhshëm, dhe nëse ai më në fund do të jetë në gjendje të fitojë një titull me Albicelestet.


Shtuar 21.05.2021 09:07