A mund të merren dy doza vaksinash të ndryshme? Përgjigjet Fico

Komiteti Teknik i Ekspertëve sot vendosi që masat kufizuese të mos ndryshojnë edhe për dy javët në vijim, teksa ora policore do të mbetet 20:00-06:00.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka treguar se deri më tani nuk rekomandohet që një qytetar të marrë dy doza të vaksinave të ndryshme.

Albana Fico: Praktikisht këto vakina që janë shpërndarë edhe në vende të tjera nga autorizimi emergjence ose certifikimi i EMA-s. Në të gjitha rastet depozitohet një paketë dokumentash i ciki i përcjell agjensisë së barnave. Kjo është më e lehta.

Pjesa tjetër është ndjekja në dinamikë që i bëhet pas aplikimit të vakinës. Ne kemi një Komitet që merren me dokumentimin e këtyre efekteve. E kanë kërkuar kompanitë që deri në dy vjet duhet të deklarohen simptompat.

Deri më sot prodhuesit kanë sugjeruar përdorimin e të njëjtës vaksinë. Bota sot po prodhon plot gjëra. Ka disa përpjekje, përshembull Astrazeneca dhe Sputnik V, por janë në faza elementare. Përsa kohë nuk është arritur në asnjë përfundim, ne do tu vijojmë siç kemi bërë, vaksinimin me të njëjtën vaksinë.”

 


Shtuar 24.03.2021 16:25