“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin?” Ja si përgjigjet ish e dashura e reperit

Modelja ruse Ariana Lirey i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit në Instastory. E sigurisht, nuk mund të mungonin pyetje për reperin Don Xhonin, ku në fakt dyshja patën një romancë së bashku.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se Don Xhoni është një njeri i mirë, ende i ri i cili ka jetën përpara. Më pas, modelja shkroi se dëshiron të vazhdojë jetën e saj.

“Nuk mund të them asgjë të keqe për një mashkull me të cilin kam qenë në një lidhje për rreth një vit. Ai është një njeri i mirë, ai është një artist. Ai është ende i ri, ai ka gjithë jetën përpara. Do të jem shumë e lumtur nëse ai do të ketë gjithçka ashtu si e do ta ketë. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të vazhdoj jetën. Nuk kemi nevojë të jemi më të “lidhur.”- shkruan Ariana Lirey./albeu.com


Shtuar 20.05.2022 18:02