Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë, tha nënkryetari i zyrës së Presidentit Zelensky.
Ihor Zhovkva tha se vendi i tij ka nevojë për automjete të blinduara dhe tanke nëse dëshiron të çlirojë zonat e pushtuara nga Moska.
Ai shtoi se objekti kryesor i vizitave të Zelensky në fqinjët evropianë në ditët e fundit ishte kërkesa për paketa shtesë ushtarake.
Zhovkva tha për Sky News: “Për fat të keq, niveli i pajisjeve që ne kemi ende nuk është i mjaftueshëm për të filluar kundërsulmin. Për të nisur një kundërofensivë, me rezultat çlirimin e territoreve të Ukrainës, ju duhen sisteme të mjaftueshme artilerie dhe municione. Ju duhen automjete të blinduara dhe tanke.
Ne duam që ky kundërsulm të jetë sa më e suksesshme. Suksesi do të ishte çlirimi i të gjitha zonave të pushtuara të Ukrainës.”