A ka mbërritur “Omicron” në Shqipëri? Manastirliu: Po analizohen mostrat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në Report Tv ka folur për situatën e pandemisë në vend dhe variantin më të ri të Covid-19 që është “Omicron”,

Pyetjes nëse ky vriant ka mbërritur në Shqipëri, ministrja i është përgjigjur duke thënë se nuk ka dyshime konkrete, por mostrat janë duke u analizuar.

“Më lejoni të them që situata është e qëndrueshme, e kontrolluar. Ne kemi filluar tashmë dozën e tretë ditën e djeshme, kjo për të krijuar një barrierë mbrojtëse. Deri tani nuk kemi akoma panoramën e qartë të virusit të ri sepse deri më sot ajo që dihet është se ky variant përhapet shumë më shpejt se Delta dhe deri tani 25 vende në botë e kanë verifikuar se kanë prezence të tij. Vendi i parë është Afrika e Jugut dhe të gjitha vendet kanë marrë masa për kufizime. Akoma nuk kemi të dhëna për të bërë vlerësime se sa  fatalitetesh shkakton, apo çfarë roli ka vaksina. Në Shqipëri, ne kemi përgatitur gjithë serine e mostrave. Aktualisht janë procedura që bëhen në periudha të caktuara, nuk mund të themi se kemi një dyshim, por patjetër që vijojmë të përgatitemi në mënyrë që të kemi të dhëna sa më të shpejta. Janë përgatitur kampione për t’u dërguar jashtë vendit për të marrë të dhëna konkrete”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 18:55