Më 23 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi forcat ruse për krime lufte në Ukrainë. Një javë më parë, presidenti Joe Biden tha se e konsideronte Vladimir Putin, homologun e tij rus, një “kriminel lufte”.
Udhëheqësit e tjerë nuk kanë bërë deklarata si Biden, por më 2 mars 39 qeveri i kërkuan prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hapte një hetim mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë. Numri i madh i vendeve të përfshira në apel – një rekord në një çështje të GJNP tregoi seriozitetin e botës rreth akuzave për krime lufte në Ukrainë.
Rusia nuk e njeh autoritetin e ICC. Por gjykata, argumenton Khan, prokurori që ka marrë përsipër çeshtjen, ka juridiksion mbi krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Paraardhësi i Khan kishte kryer gjithashtu hetimin e saj paraprak në vitin 2020 për veprimet e mëparshme ruse.
Pra, cilat janë shanset që Putin apo oficerët e tij ushtarakë të mbajnë përgjegjësi për krimet e luftës?
Nuk ka asnjë dyshim se Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Ukrainë. ICC hyri në fuqi në 2002 për të hetuar katër krime kryesore: gjenocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe agresion. Ka prova se Rusia ka kryer të paktën tre prej tyre.
Sipas ICC-së, krimet e luftës përfshijnë vrasjen me dashje, shkaktimin e qëllimshëm të vuajtjeve të mëdha dhe shkatërrimin dhe përvetësimin e pronës. Këto janë “shkelje të rënda” të Konventës së Gjenevës që Rusia ka nënshkruar dhe të cilat përcaktojnë detyrimet ligjore ndërkombëtare jo vetëm në luftëra, por në veprime ushtarake ku lufta nuk është shpallur zyrtarisht (si në Ukrainë).
Agresioni, përfshin pushtimin ushtarak, aneksimin, bombardimet dhe bllokimin e porteve. Për më tepër, në mediat sociale janë postuar imazhe të shumta që mund të tregojnë shumë qartë mizoritë ruse, raporton abcnews.al.
Analistët kanë video të forcave ruse që kanë përdorur bomba thërrmuese në qendër të Kharkiv dhe madje edhe ndaj një kopshti fëmijësh në Okhtyrka, një qytet 70 milje (110 km) në veri-perëndim.
Bombat thërrmuese nuk janë të ndaluara në Ukrainë dhe Rusi, por ato janë në shumicën e vendeve dhe ato janë një dëshmi e sulmeve pa dallim ndaj civilëve.
Siç theksoi Khan, “shenjëstrimi i civilëve dhe objektive civile përbën një krim lufte”.
Por është një gjë të konstatosh se Rusia po shkel këto ligje ndërkombëtare, dhe është diçka tjetër është të dërgosh çdo rus, e aq më pak kreun e shtetit të saj, në gjykatën ndërkombëtare. Rregullat e ICC thonë se të dyja palët në një mosmarrëveshje – agresori dhe viktima duhet të pranojnë juridiksionin e gjykatës.
Ukraina e ka pranuar. Në vitin 2000 Rusia nënshkroi statutin e Romës që krijoi ICC-në, por ajo u tërhoq në 2016 pasi gjykata e klasifikoi aneksimin e Krimesë si një okupim. Kjo nuk përjashton hapjen e një çështjeje nga prokurori ose lëshimin e urdhrave të arrestit. Por do t’i kërkonte qeverisë ruse të dorëzojë individët që janë paditur, gjë që regjimi i Putinit nuk ka gjasa ta bëjë.
Rusia ka të drejtën e vetos për sa kohë që ruan pozicionin e saj si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit. Ky, megjithatë, mund të mos jetë plotësisht fundi i çështjes ligjërisht. Edhe nëse prokurori i ICC-së mund të mos jetë në gjendje të gjykojë të dyshuarit, konstatimi se Rusia ka kryer krime lufte ose krime kundër njerëzimit do të thellonte edhe më shumë izolimin diplomatik të vendit.
Pushtimi i Ukrainës mund të hapë edhe çeshtje të tjera ligjore kundër Putinit. Disa vende europiane kanë të ashtuquajturat ligje të “juridiksionit universal”, të cilat u lejojnë atyre të hapin çështje kundër dikujt, pavarësisht nga kombësia e autorit ose vendi ku kanë ndodhur krimet.
Gjermania, për shembull, ka përfshirë traktatin e ICC-së në ligjin e brendshëm të vendit dhe ka dënuar të paktën tre persona (jo shtetas gjermanë) për përfshirje në gjenocid në Ruandë dhe Bosnje. Perspektiva për t’u përballur me akuza ligjore mund të pengojë disa nga togerët e Putinit nga ndjekja e urdhrave për të kryer krime të mëtejshme lufte.
Dhe nëse, siç mund të ndodhë ende, pushtimi i Ukrainës mund të dështojë dhe të çojë në përmbysjen e Putinit, dhe çështja ligjore kundër tij do të jetë gati.